Natën e tretë të festivalit të Sanremos ka zbritur nga shkallët e Ariston edhe partnerja e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, Georgina Rodríguez.
Elegante, seksi, modelja spanjolle u përshëndet me publikun italian në gjuhën e saj dhe kërkoi nga Amadeus që ta ndihmonte me italishten. Nga ana tjetër, moderatori i kërkoi Georgina-s, ta ndihmonte për spanjishten. Pasi ranë dakord që të merreshin vesh me të dy gjuhët, Amadeus nisi të zbulonte dalëngadalë “surprizën” që kishte rezervuar për të: ” E bëra vetëm për ty” – tha ai dhe nisi të hiqte shallin.
Pasi hoqi shallin e bardhë, me të cilin kishte mbuluar bluzën e Interit nën xhaketë, Amadeus, në fillim zbuloi ngjyrat bardhë e zi të Juventusit dhe flamurin italian, por kishte një hile pas kësaj. Georgina e përgëzoi zgjedhjen “e parë”, por i kërkoi të hiqte xhaketën. “I detyruar”, Amadeus bëri siç i tha ajo, por në fakt ishte kjo e fundit që u ndie keq pasi ai hoqi xhaketën.
Për ta provokuar, Amadeus u kthye nga publiku për të treguar fanellën e Romelu Lukaku-t, futbollistit të njohur të Interit, rival i Ronaldos dhe skuadrës së tij, Juventusit…
Pasi minuta pasi Amadeu i bëri një “lojë provokuese” (lexo këtu) Georgina-s, i erdhi radha asaj t’ia kthente paq aty për aty.
Kur u rikthye në skenë, Amadeus solli simbolin e Sanremos, tha se pak më parë, ai kishte bërë shaka me Georgina-n kur i tregoi asaj fanellën e Lukakut, futbollistit të Interit. Kështu, në mënyrë simbolike, i zgjati asaj simbolin e festivalit, por nuk priste që edhe modelja spanjolle t’ia kthente dhuratën aty për aty.
Georgina i tha të zotit të festivalit se edhe ajo kishte një dhuratë për të dhe i zgjati fanellën e Interit. Në fillim, Amadeus u gëzua, por modelja nuk e la për shumë kohë gëzimin e tij dhe nisi të “hiqte” simbolin e Interit duke zbuluar poshtë tij ngjyrat simbol të Juves, bardhë e zi.
I ndier keq, Amadeus tha se nuk mund ta mbante këtë, kështu që zgjodhi ta dhuronte në publik. Kujt? Epo Cristiano Ronaldo-s. Në fakt, nuk e dinte se edhe ky, nga ana e tij, kishte një dhuratë për të – fanellën e tij të Juves, të cilën Amadeus ia dhuroi djalit.
- Monologu i Alketës në Sanremo për emigrimin dhe shqiptarët
- Vdes doktori që ngriti i pari alarmin mbi koronavirusin