“Le t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjnë dy latine të vogla”,-i tha Jennifer Lopez Shakirë përpara se të nisnin përfomancën e tyre në “Super Bowl” në Miami.
Gjatë eventit të rëndësishëm dy divat skenës botërore treguan se ato mund të këndonin, të bënin ‘belly dancing’ madje deri të luanin në bateri.
Ishte një shfaqje tërësisht e mahnitshme ku dy këngëtaret performuan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Shakira dh J.Lo performuan këngët e tyre më të mira të alternuara me koreografi mbresëlënëse. Një tjetër surprizë ishte kur skenës ju bashkua vajza 11-vjeçare e Lopez, Emme.
Ajo këndoi së bashku me nënën e saj hitin “Let’s Get Loud”, duke treguar ngjashmërinë me të ëmën në performancë.
Gjithashtu gjatë spektaklit iu kushtua një tribut edhe legjendës së basketbollit, Kobe Bryant,i cili humbi jetën së bashku me vajzën e tij, javën e kaluar nga përplasja e helikopterit.
Ndërsa vajza e Lopez po performonte këngën “Let’s Get Loud”, një kryq gjigand ndriçoi fushën e stadiumit Hard Rock të Miamit me ngjyrat e verdhë dhe vjollcë, ngjyrat e ekipit të Bryant, Los Angeles Lakers.