Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti po shijojnë pushimet në Itali, por unaza e modeles ka tërhequr vëmendjen e kamerave.
Ajo është fotografuar me një unazë diamanti në dorë, në formë zemre. 49-vjeçari dhe modelja italiane 26-vjeçare u panë duke darkuar jashtë në Neran.
Teksa çifti u ul në tavolinë, fotografët i fotografuan së bashku me miqtë e tyre.
Çifti, ka qenë në lidhje që nga vera e vitit 2023 dhe ndezi për herë të parë thashethemet e fejesës në fillim të këtij viti kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti në Los Angeles.
Por një burim i brendshëm i tha TMZ në atë kohë se çifti nuk ishte i fejuar dhe se ajo e kishte atë unazë të veçantë që nga viti 2022.
Unaza në formë zemre që Vittoria ka momentalisht të vendosur në gishtin e saj duket se është një shtesë e re në koleksionin e bizhuterive të Vittoria.
- Arsyeja e vërtetë pse Princi Harry dhe Mbreti Charles nuk flasin më!
- Pse Meghan Markle vesh gjithmonë veshje të gjata?