Header

Merr fund dashuria/ Divorci i Jennifer Affleck dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë

Miqtë pranë dyshes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë pohuar po vazhdojnë sërish me divorcin, pasi përpjekjet për pajtim në javët e fundit dështuan.

Prej muajsh dyshja nuk është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit madje dhe në festën e ditëlindjes së JLO, Affleck nuk u pa gjëkundi. Burime të shumta kanë bërë me dije për DailyMail se dokumentet e divorcit ‘janë finalizuar, por ende nuk janë dorëzuar’.

Lajmi vjen menjëherë pasi Affleck bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades Pacific të mërkurën, 24 korrik, ditën kur Lopez mbushi 55 vjeçe.

Një burim për People tregoi si do të vijojë situata kur të dorëzojnë dokumentet e divorcit.

“Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.

“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”, tha një burim tjetër.

You may also like ...