Tashmë prej kohësh, mosmarrëveshjet në familjen e Miley Cyrus kanë qenë në fokusin e mediave.
Marrëdhënia mes Miley Cyrus dhe babait të saj, Billy Ray Cyrus, thuhet se ka arritur një pikë pa kthim pas një regjistrimi audio në të cilin ai bëri komente fyese për vajzën e tij dhe ish-gruan e tij, Tish Cyrus. Kjo ka sjellë një përçarje të konsiderueshme brenda familjes.
Billy Ray kritikoi publikisht të bijën dhe iu referua asaj me terma nënçmues si “djallëzore” dhe “e shthurur”. Një burim i brendshëm ka zbuluar se Billy Ray u përpoq të normalizonte situatën, duke sugjeruar se vërejtjet e tij ishin “jashtë kontekstit”, por Miley mbetet e pandjeshme ndaj përpjekjeve të tij për pajtim.
Sipas burimeve pranë familjes, Miley ka ndërprerë komunikimin me të atin dhe nuk është e hapur të pranojë asnjë falje.
Billy Ray gjithashtu bëri komente përçmuese për Tish, duke e quajtur atë me emra nënçmues dhe duke vënë në dyshim karakterin e saj. Kjo vjen pasi Tish paraqiti kërkesën për divorc nga Billy Ray në 2022, duke i dhënë fund martesës së tyre të gjatë.
“Nuk ka asnjë justifikim, që një baba ta quajë vajzën e tij të shthurur”, tha burimi i brendshëm për RadarOnline.com. “Çdo ndjenjë respekti që Miley kishte për babanë e saj është zhdukur. Ai ka vdekur për të”.
Situata e ka bërë këngëtaren të ndjehet thellësisht e lënduar dhe e larguar nga babai i saj. Burime pranë Miley kanë treguar se ndërsa komentet ishin tronditëse, ato nuk ishin krejtësisht befasuese duke patur parasysh historinë e ndërlikuar të familjes.
- Dalja e rrallë e Nicole Kidman me të bijën 16 vjeçare
- Puthja e Macron me ministren franceze të sportit gjatë Lojërave Olimpike shkakton bujë në rrjet