Aktori i njohur, Tom Cruise po mendon të zgjerojë familjen e tij.
Në moshën 62-vjeçare, Cruise thuhet se është i interesuar të ketë më shumë fëmijë dhe po kërkon një partnere.
Një burim i afërt me aktorin tha për In Touch se Cruise është duke pritur me durim që personi i duhur të vijë në jetën e tij, duke treguar se ai është i hapur për fillime të reja. Në fillim të këtij viti, Cruise dhe rusja Elsina, 36, i dhanë fund marrëdhënies së tyre.
Tani ai po kërkon një partnere të re, por me kusht që ajo të jetë britanike pasi Cruise shpenzon shumë nga koha e tij në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vend i lejon atij të qëndrojë pranë dy fëmijëve të tij më të mëdhenj, Isabella, 31 vjeç dhe Connor, 29, të cilët ai i adoptoi gjatë martesës me Nicole Kidman. Pavarësisht orarit të zënë, Cruise vlerëson kohën që kalon me familjen e tij.
Ndërkohë, marrëdhënia e tij me vajzën e tij më të vogël, Suri, 18 vjeçe, të cilën e ndan me ish-bashkëshorten Katie Holmes, mbetet e tensionuar.
- Mes dyshimeve për ndarje, Jennifer Lopez merr goditjen e fundit nga Ben Affleck!
- Vjena e Austrisë, shpallet vendi më i jetueshëm në botë