Sot padiksutim është dita e Kylian Mbappe.
Tashmë edhe zyrtarisht Kylian Mbappe është futbollist i Real Madrid. Sulmuesi ka firmosur kontratën me madrilenët, me palët që kanë firmosur për 5 vite.
25-vjeçari fillimisht iu nënshtrua vizitave mjekësorë, ku më pas erdhi dhe firma. Mbappe do të mbajë numrin 9 në fanellë te “Los Blancos”.
Mëngjesin e sotëm Mbappe zbriti nga një automjet privat dhe hyri në klinikën Sanitas në La Moraleja, duke filluar kështu ditën e parë si madrilen.
Një numër i lartë tifozësh po e prisnin, teksa nuk mungoi as një përshendetje nga futbollisti ndaj tyre.
Kapiteni i Francës do të zhvillojë vizitat mjekësore dhe më pas do të prezantohet. Një organizim spektakolar është organizuar për të pritur sulmuesin, teksa shkallët e stadiumit do të mbushen plot. 25-vjeçari do të nisë kështu aventurën e tij te madrilenët, duke realizuar ëndrrën e fëmijërisë. Nuk ka mbetur as edhe një biletë, të dielën pas mesditës, janë shitur të gjitha.
Më shumë se 80,000 tifozë madrilenë do të mbushin stadiumin sot. Mbappe te Reali siç dihet do të mbajë fanellën me numrin 9-të. sulmuesi me “Los Blancos” ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.
- Autori mbretëror zbulon arsyen pse Meghan Markle nuk e pëlqen Kate Middleton
- Vijojnë temperaturat përvëluese, termometri sot shënon deri në 43 gradë celsius