Princesha Kate është rikthyer sërish në sy të publikut për të bërë një paraqitje elegante në Wimbledon.
Ndërsa vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit për kancerin, Princesha e Uellsit guxoi të jetë e pranishme në finalet e meshkujve teke midis Carlos Alcaraz dhe Novac Gjokovic. Ajo mbërriti me vajzën e saj, Princeshën Charlotte, dhe motrën, Pippa Middleton.
Kjo është dalja e dytë publike e Princeshës së Uellsit, e cila pasi njoftoi sëmundjen e saj në mars 2024, mori pjesë në Trooping the Color dhe më pas u tërhoq sërish nga skena.
E qeshur dhe rrezatuese me një fustan të gjatë ngjyrë vjollce të ndezur, Kate spikati edhe një herë për elegancën e saj të lindur, e cila kombinuar me forcën e shfaqur kohët e fundit e bën atë një nga femrat më të dashura nga britanikët dhe më gjerë.
Daljet publike të Kate kanë qenë të pakta që nga fillimi i këtij viti pas operacionit të saj abdominal në janar dhe lajmit për diagnozën e saj me kancer në mars.
Edhe pse familja mbretërore nuk e ka specifikuar se çfarë lloj kanceri ka ose në cilën fazë ka përparuar, Kate me anë të një deklarate njoftoi, “Trajtimi im është në vazhdim dhe do të jetë për disa muaj të tjerë. Në ditët kur ndihem mjaft mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të bëj pak punë nga shtëpia”.
- “Dasma e vitit” kushtoi 300 milionë euro, martohet djali i njeriut më të pasur të Indisë
- Pse kënga e re e Katy Perryt nuk u prit mirë nga publiku?