Turistët do të shpërblehen me ushqim dhe pjesëmarrje falas në aktivitete nëse bëhen miqësorë me mjedisin. Vendimi është marrë nga bordi artistik i qytetit.
Kjo provë nis më 15 korrik.
Sipas iniciativës, turistët mund të kërkojnë dreka falas, kafe, gota vere në këmbim të punës së tyre.
Skema ‘CopenPay’ është krijuar për të kompensuar ‘barrën mjedisore’ të turizmit, sipas bordit turistik të Kopenhagen.
‘Kur udhëtoni jashtë vendit – nëse fluturoni në vende të tjera ose udhëtoni me makinë – ju ndotni’, thotë shefja e komunikimit të bordit turistik, Rikke Holm Petersen.
Plani është vetëm një ‘hap i vogël drejt tranzicionit të gjelbër’, pranon Petersen.
‘Në disa atraksione mund t’ju duhet të tregoni një foto ku jeni duke hipur në një biçikletë, ose të biletës tuaj të transportit publik,’ thotë ajo. Dhe pastaj t`ju lejojnë të hyni pa pagesë, si shpërblim.
Nëse skema vlerësohet të jetë e suksesshme, ajo do të zbatohet gjatë pjesës tjetër të vitit.
- Spanja, finalistja e parë e “EURO 2024″/ Mundet me përmbysje 2:1 Franca e Mbappe
- Finalizohet divorci i Jason Momoa dhe Lisa Bonet