Temperatura deri në 39 gradë celsius…por e marta sjell reshje shiu, parashikimi i motit për këtë javë
Këtë javë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Me mot të kthjellët e alternime vranësirash kryesisht nga orët e mesditës. Ditët me diell do të mbizotërojnë pothuajse gjatë gjithë javës.
Por përjashtim bën dita e Martë ku reshjet pritet të bëhen prezente në orët e para të ditës fillimisht në pjesën veriperëndimore të territorit. Nga orët e mesditës reshjet pritet të prekin pjesën më të madhe të territorit, në veri e pjesërisht në qendër reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e hera herës breshër.
Përsa u përket ditëve të tjera me shtimin e vranësirave nga orët e mesditës në relievet malore të territorit priten reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga veriperëndim – juglindje në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 8-9 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi deri në 12-14 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
- Njerëzit të irrituar me Kendall Jenner që u shfaq zbathur në mesnatë në Muzeun e Luvrit
- Shuhet gjeniu i letrave shqipe/ Ismail Kadare ndërron jetë në moshën 88-vjeçare