Header

“Fotoreporterët janë lodhur nga silikoni, duan vetëm bio”, Luana reagon pas deklaratës së Bledi Manes!

Gazetari dhe ish-banori i spektaklit televiziv “BBVA3”, Bled Mane bëri një deklaratë të bujshme ditën e djeshme.

Ai u shpreh se personazhe të njohur si Eva Murati, Hygerta Sako dhe Luana Vjollca tentuan të kopjojnë foton virale të Rike Roçit dhe të merrnin vëmendjen e mediave të huaja duke u përdredhur.

“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj. Pashë Luana Vjollcën që përdridhej, Hygerta Sakon që s’përdridhej, atë kosovaren Muren që përdridhej dhe nuk tërhoqën vëmendje. Foto- reportërët janë lodhur nga silikoni dhe duan vetëm bio”, tha Mane.

E duket se një reagim ka ardhur nga një nga vajzat e përmendura në deklaratën e Manes, Luana Vjollca.

Ajo ka postuar një shkrim në InstaStory ku thuhet:“Një grua e fortë mund të heshtë kur njerëzit flasin pas shpine. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e vëren. Thjesht do të thotë se ajo zgjedh të mos e harxhojë energjinë e saj në budallëqe. Ajo ka gjëra më të rëndësishme për të bërë”.

FOTO/ “Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”-

You may also like ...