Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania”, Meriton Mjekiqi ishte i ftuari mbrëmjen e djeshme në “Fiks Fare”, teksa ka zbuluar pak nga jeta atij pas aventurës televizive.
Nëse brenda shtëpisë së “BBV” ai kishte marrëdhënie miqësore me një pjesë të banorëve, tashmë Meritoni ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me asnjë banor tjetër, mesa duket as me Romeon.
“Ua kam lëshuar ujin”, tha Meritoni, duke u thënë se nuk ka pasur kohë për ta.
“Nuk e kam fare numrin e Julit. Me tregu të drejtën, ua kam lëshuar ujin, nuk kam pasur kohë për askënd. Nuk kam pasur kohë të flas me asnjë. Juli paska thënë që më paska thirrur, unë as numrin s’ia kam Jul Dedës”, tha Meritoni.
- Temperaturat ulen me disa gradë, por mbeten sërish të larta
- “Fotoreporterët janë lodhur nga silikoni, duan vetëm bio”, Luana reagon pas deklaratës së Bledi Manes!