Header

Ka nisur divorci, Ilir Meta konfirmon ndarjen nga Monika Kryemadhi: Është ish-bashkëshortja ime!

Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste të dhënë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në SyriTv.

Meta pohoi se është në proces divorci me Monika Kryemadhin, teksa është shprehur se lidhur me këtë ka njoftuar dhe djalin e tij, Besarin.

Meta: Znj.Monika Kryemadhi është tashmë ish-bashkeshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë cështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim Besar Ilir Meta”, u shpreh ai.

Megjithatë raportet e tyre të ngrira janë paralajmëruar edhe më herët gjatë këtyre ka qenë Monika Kryemadhi e cila në muajin prill do shprehej se ka një raport të ngrirë me Metën për të shkak të konfliktit në parti. Por në atë kohë ajo shtonte se konfliktet mes tyre kanë qenë vetëm politike.

Pas më shumë se 25 vite të martuar çifti ndahet, pasi më parë ishin ndarë edhe politikisht.

 

You may also like ...