Sot shënohet dita më e nxehtë e muajit Qershor, sipas sinoptikanëve, të cilët kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të evitojnë daljet e panevojshme.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, temperatura maksimale sot do të kapë vlerën e 41 gradë Celsius në vendet e ulëta.
Qarku i Fierit pritet të përballet me temperatura të larta. Po kështu, edhe zona të caktuara në Tiranë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Berat e Vlorë.
Qytetarët këshillohen që të evitojnë orët e pikut dhe të qëndrojnë të hidratuar.
- Lituania është vendi më i lumtur në botë, por vetëm për të rinjtë nën 30 vjeç
- Pse Ronaldo ka gjithmonë manikyr të zi në këmbë? Ekziston një arsye e mirë