Header

Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend

Maldivet kanë njoftuar se do t’i ndalojnë hyrjen shtetasve izraelit në vend e tyre, vendim i cili vjen pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Zyra e presidentit të Maldiveve, Mohamed Muizzu tha se kabineti i tij kishte vendosur të ndryshojë ligjet për të parandaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave izraelite në vend dhe do të krijojë një nënkomision për të mbikëqyrur procesin, raporton CNN.

Gjithashtu, Muizzu është shprehur se do të emërojë edhe një të dërguar special për të vlerësuar nevojat palestineze dhe për të nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi presidenti dënoi një sulm ajror izraelit në një kamp të zhvendosur në Rafah, i cili vrau të paktën 45 palestinezë dhe plagosi më shumë se 200 persona.

You may also like ...