Header

Johnny Depp rikthehet “fuqishëm”, zbulohet projekti i ri filmik

Johnny Depp është rikthyer “fuqishëm” teksa është zbuluar projekti i tij i ri filmik. Ai do të luajë Satanin në filmin e ardhshëm të regjisorit Terry Gilliam.

Në një intervistë me revistën franceze “Premiere”, Terry  konfirmoi lajmin dhe zbuloi se Depp do të luajë Satanin, ndërsa Jeff Bridges do të luajë Zotin. Adam Driver dhe Jason Momoa janë përfshirë gjithashtu në film, megjithëse detajet nuk dihen aktualisht.

Regjisori  shpjegoi në Premiere se “The Carnival at The End of Days” do të jetë një komedi ku Zoti vendos të shkatërrojë njerëzimin. Dhe i vetmi që përpiqet të na shpëtojë është Satani.”

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në janar 2025. Kjo nuk është hera e parë që Gilliam dhe Depp punojnë së bashku.

Në vitin 2009, Johnny, Colin Farrell dhe Jude Law përfunduan rolin pjesërisht të filmuar të Heath Ledger të Tony në komedinë aventureske fantazi The Imaginarium of Doctor Parnassus pas vdekjes tragjike të aktorot  të The Dark Knight në 2008.

Aktori gjithashtu u shfaq së bashku me Gilliam në dokumentarin e vitit 2002 Lost in La Mancha.

You may also like ...