Header

Sofia Vergara pranon: Do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati

Sofia Vergara ka folur për planet e saj për të bërë operacione plastike.

Aktorja 51-vjeçare e “Modern Family” tha se ndonëse nuk ka bërë ende një operacion estetik, është padyshim diçka që dëshiron ta bëjë së shpejti. “Do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati ”, tha Vergara për revistën Allure.

Vergara vuri në dukje se karriera e saj e në aktrim e ka penguar atë që të ketë procedura të shumta. Pavarësisht se nuk ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, Vergara është një adhuruese e Botox-it, të cilin e përdor rregullisht. Megjithatë, ajo shprehu mospëlqimin e saj për mbushësit dhe preferon t’i shmangë ato.

Kur u pyet se pse e mbështet kirurgjinë plastike, Vergara vlerësoi aftësinë e saj për të ndryshuar çdo aspekt të pamjes së një personi, duke u dhënë individëve lirinë për të përmirësuar pamjen e tyre sipas preferencave të tyre. “Dua të them, nëse jeni të interesuar për të mposhtur plakjen. Nuk është keq të bësh disa gjëra. Tani ka kaq shumë.”

Në fillim të këtij muaji, aktorja shprehu pakënaqësinë e saj për çështjen e plakjes dhe pranoi se do të bënte gjithçka për të ngadalësuar procesin. “Unë do ta luftoj atë në çdo hap,” tha Vergara për People.

You may also like ...