Një prej motrave të famshme Kardashian e Jenner, Khloe Kardashian, siç duket ka marrë një ‘vendim’ të papritur pas jetës së turbullt të dashurisë.
Nëpërmjet një postimi “të fshehtë” në rrjete sociale ka lënë të nënkuptohej se është e hapur për takime me femra të tjera.
Një prej ndjekësve të saj ka shkruajtur , “Unë ende mendoj se Khloe duhet të jetë lezbike” dhe këtu dyshimet e publikut u rritën më shumë pas reagimit të Khloe.
Ylli i ‘The Kardashians’ së fundmi iu përgjigj fansave në rrjetet sociale duke pretenduar se ata ende mendojnë se ajo mund të jetë lezbike.
Në një postim në X më 1 maj, Khloe mori në konsideratë idenë, duke shkruar, “Epo, ju kurrë nuk e dini se çfarë mban e ardhmja ime”.
Vitet e fundit, pas ndarjes së saj në 2021 nga Tristan, 39-vjeçarja ka qenë e fokusuar te dy fëmijët. Ajo madje hodhi poshtë edhe thashethemet se në vitin 2022 po dilte me një tjetër lojtare të NBA.
- Del detaji i parë nga dasma e Dafinës me Kreshnikun
- Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi