Header

Cher zbulon pse lidhet me djem më të rinj: Burrat e moshës time kanë vdekur

Cher po flet hapur për lidhjet e saj me burra shumë më të rinj në moshë.

Tek “The Jennifer Hudson Show”, këngëtarja 77 vjeç foli për zgjedhjet e saj dhe për të dashurin aktual 38-vjeçar Alexander “AE” Edwards.

Fillimisht duke folur për arsyen pse ajo refuzoi lidhjen me Elvis Presley, ajo tha: “Isha nervoze dhe i njihja njerëzit përreth tij. Nuk ishin njerëz të këqij, por thjesht isha disi nervoze për të dhe për reputacionin dhe dua të them… Unë jam vërtet e turpshme kur nuk jam duke punuar me burrat. Dhe arsyeja pse dal me më të rinj është sepse burrat e moshës time ose më të vjetër – të gjithë kanë vdekur – por edhe kur ishin gjallë ata thjesht ishin gjithmonë të tmerruar të më afroheshin dhe meshkujt më të rinj ishin të vetmit që…

“Ata janë të guximshëm,” tha Hudson, për të cilën Cher u përgjigj: “Po, të rritur nga gra si unë!”

Cher u fotografua për herë të parë duke u kapur për dore me Edwards në nëntor 2022.

“Dashuria nuk njeh matematikë”, iu përgjigj ajo reagimeve për 40 vitet e diferencës mes tyre.

You may also like ...