Header

Egla Ceno në kujdesin e mjekëve, mund të largohet nga Big Brother Vip

Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.

Ajo është shfaqur me serum në dhomën e gjumin teksa merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Vëllai i Madh përmes një zarfi të lexuar nga Juli iu bën me dije se do të ketë një lajmërim tjetër në lidhje me rrugëtimin e saj në “BBV”. “Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor, Egla është nën kujdesin e mjekëve. ‘Vëllai i Madh’ do t’ju lajmëroje për vazhdimin e rrugëtimit të saj.”- tha ai.

You may also like ...