Selena Gomez po kalon një moment të shkëlqyer në jetën e saj personale, pasi prej disa muajsh është në një lidhje me producentin Benny Blanco. Mirëpo, pak ditë më parë nisën të qarkullojnë lajme për një romancë të dyshuar me një politikan, konkretisht me Jack Schlossberg, nipin e vetëm të ish-presidentit John F. Kennedy
Thuhej se romanca e supozuar ndodhi midis viteve 2020 dhe 2021, por vetë Selena ka reaguar në lidhje me këto lajme dhe e ka mohuar një gjë të tillë, “Kurrë nuk e kam takuar këtë njeri”, theksoi ajo, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Jack Schlossberg është djali i Caroline Kenney dhe Edëin Schlossberg dhe deri më tani nuk ka dhënë asnjë koment për lajmet që kanë qarkulluar. Në historinë e tij romantike, ai ka qenë i lidhur me sipërmarrësen e fitnesit Krissy Jones, megjithëse ata u ndanë nën akuzat për pabesi nga politikani.
Pasi mohoi aludimet, Gomez postoi një imazh të ri të romancës së saj aktuale, në të cilën ndihet e plotë dhe e lumtur, pranë Benny Blanco. Me një sërë imazhesh në Instagram Stories, këngëtarja ka ndarë lumturinë e saj aktuale, shoqëruar me frazën: “Të dua”.
Kjo konfirmon se prej disa muajsh artistja është thellësisht e dashuruar me Blancon dhe lidhja e tyre po shkon mirë, edhe pse nuk mund të jenë gjatë gjithë kohës bashkë, për shkak të aktiviteteve të shumta.
“Ata janë shumë të dashuruar. Është një lidhje shumë serioze dhe po komunikojnë në distancë, ndërsa ajo ndodhet në Nju-Jork për angazhime pune”, i tha një burim i afërt revistës “People”.
- Elon Musk zbulon se cili yll duhet ta portretizojë në filmin e tij biografik
- Me tren falas për në Evropë, BE-ja dhuron 35 mijë bileta për të rinjtë