E ftuar në emisionin ‘Natën me Aulonën’, Ada Doçi, motra e Erjola Doçit flet për lojën e së motrës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Por, ajo u ngacmua pak për lajmet që qarkulluan për një romancë të Erjolës dhe Azet.
”Edhe po ta di nuk them dot gjë, por përderisa ka dalë videoja me Azetin, ka qenë e lidhur. Nuk besoj se është më.”- ka thënë ajo.
“Të tregon? Të thotë ty?” – e pyet Aulona më tej, ndërsa ajo përgjigjet:
“Po, më tregon, por lajmet qarkullojnë, duan të bëjnë lajm. Tani ka kaluar ajo. Çdo gjë e kaluar, është kaluar.”
Gjithashtu, nuk u la pa përmendur dhe Silvi, i cili shprehu pëlqim ndaj Erjolës. Ada tha se vlerësoi cilësitë e së motrës, por shtoi se nuk i beson historive të dashurive që lindin në Big Brother.
- Cardi B akuzohet për dhunë fizike, i shkaktoi lëndime të rënda në fytyrë rojes
- Shakira në lidhje me aktorin Lucien Laviscount, por miqtë e saj janë të shqetësuar!