Header

Roza Lati rrëfen mes lotësh se ka abortuar një foshnje: ‘Kam rrahur veten me grushta’

Moderatorja e njohur, Roza Lati, banore në “Big Brother VIP”, ka hapur zemrën teksa ka rrëfyer një histori prekse të jetës së saj.

Gjatë një bisede me banorët e tjerë në Big Brother VIP, ajo ka treguar se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.

Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushta.

Ndërkohë që zbuloi se mamaja e saj Rita lati e ka marrë vesh më vonë diçka të tillë.

 

You may also like ...