Header

Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat arrijnë deri në 26 gradë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 gradë celsius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 gradë më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga Europa Perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi Afrikën e Veriut do të transportojë mbi Europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharasë).

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

You may also like ...