Blake Lively është vetëm një nga njerëzit që i ka hyrë në hak Kate Middleton-it gjatë kësaj kohe të vështirë.
Javën e kaluar, Lively ndau një foto ku promovonte Betty Buzz, kompaninë e saj dhe bëri një batutë fotoshopi, duke ironizuar foton e Kate me fëmijët që u postua në Ditën e Nënës.
Pas njoftimit të djeshëm, ku Kate rrëfeu luftën me kancerin, Lively nuk vonoi të kërkonte ndjesë publike.
“Jam e sigurt që askujt nuk i intereson sot kjo, por unë ndjej që duhet ta bëj. Kam bërë një postim budallallëk rreth ‘fotoshopit të dështuar’ dhe ai postim më ka mërzitur sot. Më vjen keq. Shumë dashuri për ju sot e gjithmonë.”
Aktorja nuk e përmendi Kate me emër, por historia është e qartë.
Në postimin e saj Lively, ndau një fotografi me fotoshop të ekzagjeruar. Një limon i madh binte nga qielli mbi të.
- Mbreti Charles III vlerëson guximin e Princeshës Kate Middleton
- Habit aktorja meksikane, Eiza Gonzalez: “Bukuria më ka dëmtuar karrierën”