Header

Hapet testamenti i Matthew Perry, ja kë përjashton nga trashëgimia

Pothuajse pesë muaj pas vdekjes së papritur të aktorit të njohur Matthew Perry, është bërë e ditur përmbajtja e testamentit të tij, të cilin ai e kishte hartuar në vitin 2009.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six, aktori i “Friends” emëroi Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan për të bashkëekzekutuar pasurinë e tij prej 1 milion dollarësh.

Sipas tij, një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë prindërve të tij John dhe Suzanne Morrison, një pjesë dhe motrës së tij Caitlin Morrison. Matthew ka vendosur të mos lërë pa gjë edhe ish-partneren Rachel Dunn me të cilën ai doli nga 2003 deri në 2005.

Paratë që do merren nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, bashkë me të drejtat nga autobiografia e tij që i vazhdon shitjet dhe sot. Pjesa që është diskutuar më shumë është ajo që aktori nuk ka dashur të lërë asgjë për pasardhësit e tij, nëse do të kishtw të tillë. Ai nuk u bë baba kurrë, megjithatë sipas mediave, dyshonte gjithmonë se mund të dilnin persona që do donin të përfitonin.

You may also like ...