“Atentat” familjes mbretërore/ Princ Leka sulmohet nga ish-vjehrri dhe ish-gruaja e tij, Elia Zaharia
Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.
Mesohet se Princi ka shkuar per te takuar vajzen e cila jeton ne oborrin mbreteror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhune fizike me sende te forta ndaj tij.
Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të lagohet nga oborri mbretëror për te shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.
Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje
Gjithashtu princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit Nënë Tereza për te marr ndihmen mjeksore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje.
Në polici janë shoqëruar të dy palët ku edhe ato kanë dhënë pretendimet e veta teksa kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë ndaj princit.
Dyshohet se konflikti mund të ketë ardhur edhe për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre.
- Selena Gomez sqaron një herë e mirë për “Rolling Stone” nëse do të tërhiqet apo jo nga muzika!
- Dëshmia e Princ Lekës në polici: “Ish-vjehrri, Gjergj Zaharia më grisi xhupin e më goditi me statujë druri”