Ish-bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka vetëm kujtime të bukura nga koha e tij me yllin e muzikës pop.
Asghari e quan një “bekim” kohën e tij me yllin e popit, “Ishte një bekim të isha në gjendje të ndaja jetën me dikë për një kohë të gjatë. Dhe njerëzit ndahen dhe njerëzit vazhdojnë”, thotë aktori, modeli dhe trajneri i fitnesit për People.
Asghari dhe Spears u martuan në shtëpinë e tyre në Thousand Oaks më 9 qershor 2022, por pak më shumë se një vit më vonë, Asghari paraqiti kërkesën për divorc, duke përmendur “dallimet e papajtueshme”.
Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi mes raporteve të shumta për probleme në martesën e tyre, duke përfshirë një zënkë dhe akuza për pabesi. Përpara se të dilte lajmi për divorcin, ata të dy u panë duke mos mbajtur unazat e tyre të martesës.
Megjithë dinamikën e diskutueshme të raportuar mes të dyve në kohën kur Asghari paraqiti kërkesën për divorc, ai tha për “People” se “kurrë” nuk do të flasë keq për Spears.
“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që largohen nga një marrëdhënie e caktuar- pasi i thanë njëri-tjetrit se e duan dhe u ulën në të njëjtën tryezë dhe kur ndahen flasin keq për njëri-tjetrin. Kjo është diçka që nuk do ta bëj kurrë sepse nuk pata asgjë tjetër veçse një përvojë dhe një jetë të mrekullueshme”, u shpreh ai.