Header

Chiara Ferragni konfirmon live krizën me Fedez: “Po përjetojmë një krizë të fortë”

Për herë të parë,  Chiara Ferragni ka thyer heshtjen për krizën me reperin, Fedez.

Gjatë një interviste së fundmi në “Che Tempo che Fa”, ajo ka pranuar se thashethemet që qarkullojnë prej ditësh në rrjet janë të vërteta si dhe ka folur për skandalin e mashtrimit.

“Në këto dy muaj e gjysmë jam gjendur në qendër të valës së urrejtjes. Asgjë nuk të përgatit për dhunën e sulmeve të caktuara, asgjë nuk të përgatit për dhunën që vjen nga të gjitha anët. Kërkoj falje, nuk bëj më veprimtari të këtij lloji. Dua të kthej gjithçka. Ishte një moment ndryshimi i madh. Unë nuk jam e idesë që bamirësia duhet të bëhet privatisht”, u shpreh Chiara.

Sa i përket ndarjes nga Fedez, ajo tha: “Ne flasim, jemi dy të rritur që e duam njëri-tjetrin dhe prandaj nuk do t’i mbyllim lidhjet nga një ditë në tjetrën. Të dy po përjetojmë një periudhë krize, i kemi pasur edhe në të kaluarën, kjo është pak më e fortë, ndaj le të shohim. Gjithmonë mendohet se një personazh pas ekranit është një personazh artificial. Gjithmonë mendohet se pas çdo lëvizjeje që bëj, ka një grup ekspertësh, dikush që më këshillon, unë jam një strateg që vendos që unë dhe burri im të distancohemi për t’i bërë njerëzit të mendojnë se ka krizë. Por nuk është kështu, nuk ka strategji, më vjen keq që njerëzit mendojnë kështu.”

You may also like ...