Grevat e punëtorëve kanë paralizuar të gjithë Europën javën e fundit, të cilët kanë kërkuar kushte më të mira pune, rritje rroge dhe reduktim të orarit të punës.
Ndërsa në Gjermani është paralizuar transporti publik, trazirat nuk kanë munguar edhe në Francë. Si pasojë e rrugëve të bllokuarave nga fermerët me traktorë, 66 persona janë arrestuar.
Mes 66 të arrestuarve është edhe Patrick Legras, një emër i njohur në Koordinimin Bujqësor, sindikata e dytë më e madhe e fermerëve në Francë, e cila organizoi protestën e sotme.
Sipas fermerit Axel Masson, rreth 100 kolegë të tij u mblodhën në rrethrrotullimin në zemër të Parisit nga ora 03:00 e mëngjesit me orën lokale në një “protestë paqësore dhe ligjore”.
Fermerët francezë vendosën edhe një kurorë në kujtim të kolegëve të tyre, të cilët për shkak të problemeve financiare u vetëvranë.
Fermerët francezë kanë vazhduar protestat e tyre, duke bllokuar rrugët, duke u vënë flakën gomave të automjeteve dhe duke rrethuar supermarketet, duke thënë se nevojiten më shumë masa pas reformave të premtuara nga qeveria.
- Nga çmimet tek muzetë magjepsës, “The Sun” fton britanikët të vizitojnë Tiranën
- Rihanna realizon koncertin e parë në tetë vjet…në dasmën e miliarderit në Indi