Adele anulon përsëri koncertin, irritohen fansat: “Nuk kemi milionat për t’i dhënë linjave ajrore”
Adele është një nga këngëtaret më të dashura për publikun. Këngët e saj janë shumë të njohura dhe dëgjohen nga miliona njerëz kudo në botë. Por me një postim të fundit të këngëtares fansat e saj janë irrituar.
Adele ka njoftuar se koncertin e saj të ardhshëm i duhet që ta anulojë për shkak të problemeve shëndetësore. Ajo shkruan se i nevojitet një pushim i gjatë dhe ndërkohë që po punon me ekipin e saj se në cilat data mund ta shtyjë koncertin për performancat live.
Këtë veprim fansat nuk e kanë pritur aspak mirë dhe kanë vërshuar me një lumë komentesh negative. Ata thonë se nuk anë milionat e saj për t’ia dhënë linjave ajrore, pasi bileta e udhëtimit nuk mund të rimbursohet. Ndërsa disa të tjerë shprehen se kjo nuk është hera e parë që Adele anulon një koncert që ka planifikuar.
“Uhh ajo e bën gjithmonë këtë. Ajo mendon se të gjithë kanë milionat që ajo ka. Kë po përpiqet të mashtrojë. Ajo përdor mikrofona. Muzika e përforcuar nuk është se ajo është një soprano klasike. Ndoshta duhet të kujdeseni për zërin tuaj për ato miliona dollarë që po vendosni në xhepat tuaj. Pra, mendoni se mund të marrim ndonjë rimbursim për hotelet dhe fluturimet? Epo zakonisht jo. Në krye të biletave me mbiçmim. Kjo është ajo që ne marrim për mbështetjen e këngëtarëve joprofesionistë. Sepse kam blerë bileta për 22 Mars! Kjo është hera e dyte me ndodhi kjo”, thonë komentuesit.