Rihanna është kthyer sërish në muzikë, sipas partnerit të saj, A$AP Rocky.
Teksa ndodhej në Paris, reperi është pyetur nga fansat e Rihannës se kur do të publikohet albumi i nëntë, i cili mbetet ende të emërohet dhe t’i vendoset data e publikimit.
Pas pyetjeve të shumta për albumin, reperi ka dhënë lajmin e mirë.
“Ajo është duke punuar në të” ka thënë ai me një buzëqeshje në fytyrë.
Përgjigja e tij është marrë si festë nga fansat e Rihannës, derisa shumë prej tyre kanë kanë komentuar “Të duam Asap”.
Ende nuk është bërë e ditur për datën e lancimit të albumit dhe emrin që do ta ketë ai, por në media ka qarkulluar lajmi se së shpejti do të lancohet.
- Ndodh puthja e parë mes Romoes dhe Heidit, momente romantike mes çiftit në “BBVA 3”
- Madonna rrëzohet në skenë, video bëhet virale