Header

Pas takimit me Mbretin Charles III , Princi Harry thyen heshtjen

Princi Harry më në fund ka folur për herë të parë për takimin me babain e tij, mbretin Charles pas diagnostikimit me kancer.

Në një intervistë për “Good Morning America” në Lojërat Invictus, ai tha se sapo e mori vesh për sëmundjen, bëri një plan për ta vizituar.

“Hipa në një avion dhe shkova ta takoja sa më shpejt të mundja. E dua familjen time. Jam shumë mirënjohës për faktin që munda të hipja në avion, të shkoja ta shihja dhe të kaloja kohë me të”.

Harry nuk bëri komente të tjera rreth diagnozës së të atit, për të cilin nuk dihet se në ç’organ është prekur nga kanceri. Ai shtoi se shpresonqë ta takojë sërish sa më shpejt.

“Kam planifikuar udhëtime të tjera që do më kthejnë në Britani kështu që do të ndalem dhe do të takoj familjen time sa më shumë të mundem”.

Harry është larguar nga detyrat mbretërore 4 vite më parë dhe nuk e kishte takuar të atin që prej kurorëzimit të tij majin e shkuar.

Sipas mediave të huaja, ai e takoi të atin më 6 shkurt, një takim që zgjati më pak se një orë dhe qëndroi në një hotel përpara se të largohej sërish nga Londra.

Prince Harry on visiting King Charles after cancer diagnosis: 'I love my  family' - ABC News

You may also like ...