Header

Sanremo 2024 është playlista muzikore më e dëgjuar në botë

Festivali Sanremo 2024 ka arritur që këtë vit të ketë një sukses absolut duke thyer rekorde audience si kurrë më parë.

Lista e këngëve në Spotify ishte më e dëgjuara në botë në ditën e publikimit, 7 shkurt, pas mbrëmjes së parë të Festivalit. Mesa duket të gjithë ne filluam të dëgjojmë këngët e prezantuara në Ariston dhe: “Për herë të parë Sanremo 2024 është playlista muzikore më e dëgjuar në botë”.

Sanremo është një festival që ka mundur të vijë me risi dhe të hapet për brezat e rinj. Mediat sociale pushtohen nga komentet dhe memet rreth tij. Muzika padyshim mbetet në qendër: lista e këgëve të Sanremo është më e dëgjuara në botë dhe është ruajtur në aplikacion nga pothuajse 800 mijë njerëz.

Dhe nëse shikojmë renditjen e këngëve më të dëgjuara në Itali, gjejmë artistët që po performojnë në Sanremo në gjashtë pozicionet e para: Geolier, Mahmood, Annalisa, Angelina Mango, Irama, Gazzelle. Në vendin e shtatë është një këngë që nuk është në garë dhe më pas The Kolors, Ghali, Mr Rain, Loredana Bertè, Emma. Dhe të njëjtat këngë i gjejmë edhe në Top50, pra këngët më të dëgjuara për momentin.

Festival di Sanremo (en) on X: "On February 7th, the day the #Sanremo2024  songs were released, the Sanremo 2024 playlist became the most listened-to  playlist on Spotify IN THE WORLD. https://t.co/6aPGvTej2Y" /

You may also like ...