Header

Lana Del Rey reagon ndaj aludimeve pas “Grammy”

Lana Del Rey komentoi së fundmi aludimet e internetit se ishte e mërzitur që nuk fitoi çmimin për “Albumin më të mirë”.

Lana u shpreh në Instagram: “Vërtet e adhurova (faktin) që isha atje. Kam shumë qejf t’i shoh të gjithë, të bëj thashetheme dhe të rri me ta. Sinqerisht, nuk pata asnjë ndjesi negative në asnjë moment të ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Kishte vetëm gallata dhe të qeshura”.

Del Rey ishte ulur në tryezë me Taylor Swift, e cila e mori në skenë ku u shpall fituese e Grammy-t për “Albumin më të mirë” (“Midnight”). Ajo bëri foto me miqtë e saj dhe u argëtua, ndonëse interneti bëri editimeve që dhanë përshtypjen se Lana u trishtua gjatë ceremonisë.

Sa i përket Taylor, ajo fitoi çmimin e 13-të për albumin “Midnight” dhe bëri me dije se do të publikojë një album të  ri, “The Tortured Poets Department”. Projekti do të lancohet më 19 prill të këtij viti dhe njerëzit mendojnë se lidhet me ish-in e saj,  aktorin, Joe Alwyn.

You may also like ...