Fansat janë të shqetësuar për bashkëshorten e Kanye West, Bianca Censori, për shkak të paraqitjes së saj nudo në Los Angeles.
Arkitektja australiane, 29 vjeçe, krijoi një zhurmë të madhe në media, ditën e hënë, kur mbërriti në një studio muzikore nudo, e veshur me një mushama të tejdukshme.
Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj reperi, 46 vjeç, ishte mbuluar totalisht, teksa mbante veshur një bluzë të zezë dhe pantallonta poshtë palltos së tij, si edhe një palë doreza të trasha lëkure.
Që pas publkimit të këtyre fotografive, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shprehur shqetësimin e tyre për mirëqenien e Bianca-s, ku njëri prej tyre shkruan: “Dikush ta shpëtojë këtë grua të humbur, të lutem! Dikush atje që mund ta ndihmojë atë?“
“Ku është familja e saj? Ajo ka nevojë për shpëtim,” u shpreh një tjetër, ndërsa i treti shtoi: “Shkrep syrin nëse keni nevojë për ndihmë”.
- Nuk fitoi as këtë vit asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon ‘Grammy’: “Unë jam vetë çmimi”
- Vajza e Dwayne Johnson merr kërcënime me vdekje