Princi Harry është nisur për në Mbretërinë e Bashkuar pasi mësoi se babai i tij Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin. Duka 39 vjeç, do të shkojë në Londër për të vizituar babanë e tij.
Duka i Sussex foli me mbretin për diagnozën e kancerit me të cilën ai u diagnostikua së fundmi dhe do të udhëtojë në Britaninë e Madhe për ta parë atë në ditët në vijim, raportoi BBC .
Kujtojmë se Buckingham Palace njoftoi këtë të hënë se monarku britanik vuan nga kanceri, por nuk tha se çfarë lloji. U theksua vetëm se nuk bëhej fjalë për kancer të prostatës, duke qenë se Karli III ishte trajtuar për zmadhimin e prostatës ditët e fundit, pasi gjendja e tij beninje u zbulua më 17 janar.
Më 26 janar, mbreti u shtrua në Klinikën e Londrës, i njëjti spital ku Kate Middleton po shërohej nga operacioni abdominal. Pas tre ditësh qëndrimi në spital, ku po shërohej nga operacioni, dhe disa vizitave nga Mbretëresha, Karli u largua nga spitali. Ai nuk do të kryejë detyra publike, por do të vazhdojë me punët e qeverisë dhe letrat zyrtare në prapaskenë.
Harry është përplasur vazhdimisht dhe publikisht me familjen e tij, duke përfshirë pretendime shumë të pafavorshme për ta në kujtimet e tij, The Reserve, botuar vitin e kaluar