Ish-presidenti amerikan Donald Trump, njihet edhe si një nga njerëzit më të pasur në botë.
Ai në vitet e 90-ta kishte qenë pronar i një supermakine, e cilia u shit para disa ditësh me një çmim marramendës, 1.016 milionë euro.
Lamborghini, Diablo VT Roadster i vitit 1997 ishte pjesë e koleksionit të veturave të Trump.
Vetëm 132 copë të kësaj serie u prodhuan në botë në atë kohë.
“Bisha” e prodhuar në Itali dhe me ngjyrën (Blue Le Mans) ishte e pajisur me një motor 5.7 litërsh V12, me 485 kuaj fuqi.
“Diablo” (djalli), kishte gjithashtu logon e Donald Trump të stampuar në një pllakë në pjesën e brendshme të derës.
Kjo makinë ishte e ish-presidentit amerikan deri në vitin 2002 kur ai vendosi ta shiste, ndërsa deri më sot ka ndryshuar katër pronarë.
Lamborghini Diablo VT Roadster e veçantë u hodh në ankand së fundmi nga shtëpia e ankandeve Barrett-Jackson dhe çmimi i saj tejkaloi edhe parashikimet më optimiste të kompanisë.
Diablo blu u shit për 1.016 milionë euro që është një rekord i ri botëror i shitjeve për makinat e prodhuara nga Lamborghini.
- Më në fund! Netflix publikon trailerin e parë për sezonin e dytë të Squid Game
- Detaje të reja nga filmi biografik i Michael Jackson!