Header

Musk njofton vendosjen e parë të çipit te një njeri

Miliarderi i Teknologjisë, Elon Musk ka deklaruar se kompania e tij Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj të trurit me valë te një njeri për herë të parë.

“Rezultatet fillestare zbuluan pika premtuese të neuroneve ose impulse nervore dhe pacienti po shërohet”, tha ai.

Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët për të ndihmuar në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.

Kompanisë së Musk iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në muajin Maj, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme të herë pas hershme për të fituar miratimin.

Ky vendim dha dritën jeshile për të testuar studimin 6-vjeçar, qëllimi i së cilit është që një robot të përdoret për të vendosur 64 fije fleksibël më të holla se një qime floku në një pjesë të trurit që kontrollon lëvizjen.

Sipas kompanisë, këto fije lejojnë implantin e saj eksperimental, që mundësohet nga një bateri që mund të ngarkohet me valë, që të regjistrojë dhe transmetojë sinjalet e trurit nëpërmjet valëve në një aplikacion që dekodon se si personin mund të lëvizë.

Produkti i parë i “Neuralink” do të quhet “Telepathy”, sipas Elon Musk. Ai tha se përdoruesit e parë të “Telepathy” do të jenë ata që kanë humbur kontrollin e gjymtyrëve të tyre.

You may also like ...