Pas muajsh thashetheme se ata janë çift, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper bënë një dalje të përbashkët publike që nuk lë më vend për dyshime për romancën e tyre. Në fotot e siguruara ekskluzivisht nga “New York Post”, supermodelja 28-vjeçarja dhe 49-vjeçari janë fotografuar të kapur për dore teksa ecin rrugëve të Londrës.
Thashethemet e para se ata janë bashkë dolën tetorin e kaluar. Megjithatë, ata nuk janë parë kurrë kaq të afërt me njëri-tjetrin dhe as nuk kishin folur publikisht për romancën e tyre.
Ende nuk dihet nëse Hadid dhe Cooper ndodhen në Britaninë e Madhe për punë apo për qejf. Në nëntor, një burim për mediat e huaja zbuloi se një nga arsyet që Hadid ndihet mirë me Cooper është sepse ata janë të dy prindër.
Hadid ka një vajzë 3-vjeç me Zayn Malik, ndërsa Cooper një vajzë 6 vjeç, me modelen Irina Shayk.
- “Barbie”/ Fansat i kërkojnë Ryan Gosling të bojkotojë çmimet Oscar
- Portretizimi i Elvis Presley, Austin Butler rrëfen vështirësitë e rolit