Real Madrid kthehet në krye të renditjes së klubeve me më shumë të ardhura. Kjo del nga raporti i përvitshëm “Money League” i kompanisë audituese “Deloitte”. Los Blancos kanë arkëtuar plot 831 milionë Euro në total në sezonin 2022-2023.
Spanjollët kanë zbritur në vendin e dytë Manchester City me 826 milionë Euro, ndërsa në të tretin është ngjitur Paris Saint-Germain me 802 milionë Euro të ardhura. Në 10-tëshen e parë nuk ka asnjë italiane pasi Juventus ka mbajtur vendin e 11-të, i ndjekur nga Milani dhe Interi, respektivisht në të 13-in dhe 14-in.
Në këtë renditje dominon Premier League me 8 ekipe, e ndjekur nga Serie A me 4, La Liga dhe Bundesliga me nga 3 dhe Ligue 1 franceze me 2. Të ardhurat tregtare janë në nivelin më të lartë të arkëtimeve për herë të parë prej sezonit 2015-2016. Në total, 20 kIube kryesore kanë grumbulluar 10 miliardë e 500 milionë Euro.
17 prej tyre kanë regjistruar një rritje të të ardhurave tregtare, në krahasim me 1 vit më parë. Një shenjë kjo që futbolli e ka marrë veten nga goditja që mori nga pandemia e Covid-19.
- Ky është qyteti me më shumë pemë në Europë, transformimi rrënjësor ndër vite
- Arsyeja e vërtetë pse “Barbie” u përbuz nga Oscars!