Që prej pjesëmarrjes në “Big Brother Vip Kosova 2”, këngëtari i njohur Blero ka qenë një prej personazheve më të komentuar të showbizzit.
Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Blero zbuloi se ishte në një lidhje të re dashurie me një vajzë që jetonte jashtë por me origjinë shqiptare.
Dukej sikur gjerat shkonin kaq mire mes tyre, kur këngetari i njohur papritur tregoi se është ndarë edhe nga e dashura e tij e fundit. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një insta story, ku ka thënë se është ‘single’. Postimi i tij lindte vend poer mjaft dyshime. “Qëndroni beqar derisa dikush të komplimentojë jetën tuaj në një mënyrë që ta bëjë më mirë sa të mos jeni beqar. Nëse jo. Nuk ia vlen”, ka shkruar ai.