Divorci mes princit Leka dhe Elia Zaharias është një lajm që po bën shumë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.
Por e përditshmja amerikane, ‘New York Post’ shkruan se ndarja e tyre në vitin 2024 ishte e parashikuar nga një fallxhore. Bëhet fjalë për parashikuesen e njohur të fatit, Sally Morgan.
Një fallxhore kishte raportuar se një çift mbretëror në vitin 2024 do të shkonte drejt divorcit, sipas News International. Për ata që u besojnë parashikimeve të tilla, dyshimet se do t’i vinte fundi martesës së Princ Harryt dhe Meghan Markle i zbeh një shkrim i New York Post ku thuhet “se nuk bëhej fjalë për Dukën dhe Dukeshën e Sussex, por për trashëgimtarët e familjes mbretërore në vendin tonë”.
“Princi i Kurorës së Shqipërisë Leka II dhe Princesha e Kurorës Elia Zaharia kanë njoftuar këtë të hënë se do të ndahen pas 7 vitesh martesë” shkruan NYpost.
Ndërkaq, si shkruan më tej CNN, Markle dhe Harry, të cilët jetojnë aktualisht në Montecito të Kalifornisë bashkë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet, mbeten një çift i fortë.
- Buzëqeshja 850 mijë dollarëshe e Kaney West
- Madonna paditet për fillimin e koncerteve me dy orë vonesë