Header

Ryan Gosling: Vajzat e mia ende nuk e kanë parë filmin Barbie

“Barbie”, një ndër filmat më të suksesshëm të 2023-it pushtoi kinematë në shumë vende të botës pas daljes në korrik duke u kthyer në një trend absolut.

Megjithatë, teksa shumë fansa panë performancën e mrekullueshme të aktorit Ryan Gosling në rolin e Ken, aktori ka habitur së fundmi teksa ka zbuluar se dy fëmijët e tij ende nuk e kanë parë filmin.

“Nuk e di nëse duhet ta shikosh babanë tënd si Ken. Nuk e di se çfarë moshe është idealja për të parë prindin tënd duke lujatur këtë rol”, tha ai për median E News.

Por Ryan shpjegon se dashuria e vazjave të tij për filmin Barbie ishte një faktor pse ai pranoi rolin.

Gosling, i cili ka dy vajza Esmerelda, 9, dhe Amada, 7, me partneren Eva Mendes, shpjegoi ndër të tjera se i ka lejuar vajzat e tij të marrin pjesë në xhirimet e filmit Barbie.

Aktori fitoi edhe një çmim në ceremoninë e çmimeve në Critics Choice Award 2024 për këngën e tij të filmit Barbie I’m Just Ken. Mimikat e fytyrës së tij që shprehnin habi për çmimin u bënë virale në rrjetet sociale.

You may also like ...