Elon Musk përdor drogëra të paligjshme, drejtuesit e kompanive të tij të shqetësuar dhe frikësuar
Në vitet e fundit, disa drejtues dhe anëtarë të bordit të kompanive të Elon Musk dhe njerëz të tjerë pranë njeriut më të pasur në botë janë të shqetësuar se përdorimi i drogave prej tij mund të ketë pasoja të mëdha jo vetëm për shëndetin e tij, por edhe për gjashtë kompanitë e tij dhe miliardët që ai mbikëqyr.
The ‘Wall Street Journal’ raportoi se Musk ishte jashtëzakonisht jokoherent kur doli përpara punonjësve të tij në ‘SpaceX’ për të diskutuar zhvillimin e prototipit të raketës ‘Big Falcon’ të kompanisë, me një ekzekutiv që e përshkroi ngjarjen në media si “të pakuptimtë” dhe “të çuditshme”.
Kështu shkruan Wall Street Journal, duke raportuar edhe disa episode.
Musk dyshohet se ka përdorur LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikodelike, shpesh në festa private në mbarë botën, ku pjesëmarrësit nënshkruajnë marrëveshje moszbulimi ose heqin dorë nga celularët e tyre për të hyrë.
Musk ka pirë marihuanë në publik më parë dhe tha se kishte një recetë për ketaminë psikodelike. Sipas ËSJ, ai gjithashtu mori drogë ilegale me Steve Jurvetson, anëtar aktual i bordit të drejtorëve të SpaxeX.
Njerëzit e afërt me Musk, tani 52 vjeç, thanë se përdorimi i tij i drogës është ende në vazhdim, veçanërisht përdorimi i ketaminës.
Përdorimi i paligjshëm i drogës, shkruan gazeta financiare, ka të ngjarë të përfaqësojë një shkelje të politikave federale që mund të rrezikojë miliarda dollarët e SpaceX në kontratat qeveritare.
- Jennifer Aniston risolli në “Golden Globes” modelin e flokëve të Rachel që e urrente
- Ed Sheeran fiton çmimin Emmy për këngën e serialit “Ted Lasso”