Pothuajse gjysma e adoleshentëve ndihen të varur nga rrjetet sociale, sipas një analize te kryer nga Universiteti i Kembrixhit.
Gjetjet e hershme nga një studim që po kryhej në universitet u përshkruan si “të habitshme”, pasi studiuesit thanë se marrëdhënia e disa personave me mediet sociale mund të jetë e ngjashme me një varësi të sjelljes.
Ekipi i Kembrixhit po analizon të dhënat e Studimit të Grupit të Mijëvjeçarit, i cili po kryhet nga Qendra për Studime Gjatësore (CLS) në Universitetin e Londrës.
Ai po ndjek jetën e më shumë se 18 000 fëmijëve të lindur në Britaninë e Madhe nga viti 2000 dhe 2001 për të hartuar prejardhjen e fëmijëve të lindur në fillim të shekullit XXI.
Studiuesit e Kembrixhit zbuluan se 48% e 7 022 personave të anketuar ishin dakord ose ishin plotësisht dakord me deklaratën “unë mendoj se jam i varur nga mediet sociale”.
Të dhënat u mblodhën midis janarit 2018 dhe marsit 2019, kur grupi i të anketuarve ishte 17 vjeç.
Totali i personave që u përgjigjën se ndihen të varur përfshin një përqindje më të lartë të vajzave (57%) krahasuar me djemtë (37%).
- Sekretet e Christina Aguilera për humbjen në peshë
- Spikerja e televizionit izraelit shfaqet në emision me armë në brez