Header

Alec Baldwin “lufton” me protestuesit pro-palestinez

Aktori Alec Baldwin u sulmua verbalisht nga protestuesit anti-izraelit të hënën në mbrëmje në Nju Jork, duke iu përgjigjur njërit prej tyre me sharje, përpara se të shoqërohej nga policia.

Baldwin, 56 vjeç, u pa mes turmës së protestuesve pro-palestinezë në Stacionin e Pensilvanisë dhe Grand Central Terminal në Manhattan.

Në pamjet e regjistruara nga rrjetet amerikane, protestuesit rrethuan aktorin, duke kërkuar të dinë nëse ai mbështet palestinezët apo Izraelin. “Unë mbështes paqen për Gazën,” u përgjigj Baldwin, por protestuesit u tërbuan, filluan ta shanin dhe u përpoqën t’i afroheshin. “Mbylle gojën! Nuk ju vjen turp fare?” një nga protestuesit i bërtiti.

Një tjetër video e postuar në rrjetet sociale tregon një protestues duke i shtyrë celularin në fytyrë aktorit, duke i kërkuar atij të përgjigjet nëse e mbështet Izraelin.

“Sepse jam në Hollywood? Ju bëni pyetje të kota. Më bëj një pyetje të zgjuar”, – u përgjigj Baldwin. E teksa po largohej i shoqëruar nga efektivë policie ka bërtitur “mbylle gojën”. “Ndaloni së bërtituri! Ndaloni së bërtituri” vazhdoi ai ndërsa protestuesit vazhdonin ta rrethonin. “Unë dua paqe për Gazën gjithsesi,” tha ai.

You may also like ...