Header

Beyonce akuzohet për vjedhje, dalin provat

Beyonce u akuzua për vjedhjen e disa prej modeleve të veshjeve nga turneu i saj ‘Renaissance’.

Artisti japonez Hajime Sorayama u shpreh në rrjetin social “Instagram” se ajo kishte vjedhur disa nga dizajnet e tij, për një kostum metalik trupor dhe përkrenare që ajo kishte veshur gjatë turneut të fundit.

Ai ndau fotografi nga koncertet e saj që e shfaqnin atë me një helmetë argjendi vezulluese me thumba të ngjashme, me antenën që i dilnin mbi veshët e saj, së bashku me ilustrimet që artisti 76-vjeçar i kishte krijuar më parë, shkruan DailyMail.

Ilustrimet e Sorayama ngjallnin vizatime klasike fantastiko-shkencore të mesit të shekullit të 20-të dhe paraqisnin gra të veshura me kostume argjendi dhe të veshur me helmeta të ngjashme me thumba thuajse identike në formë gjilpëre që dilnin nga veshët.

Beyoncé Called Out by Artist Hajime Sorayama Over 'Renaissance' Visuals

You may also like ...