Teksa kanë kaluar thuajse 2 muaj nga vdekja e aktorit të “Friends”, Matthew Perry, ka folur për herë të parë mikja e tij Jennifer Aniston.
Në një intervistë për revistën Variety, ajo tregoi se mëngjesin e asaj dite kur ai ndërroi jetë kishin shkëmbyer mesazhe bashkë.
Pra, ishte mëngjesi i asaj dite. “Hera e fundit që folëm ishte mëngjesi i ditës që ai vdiq”, tha Aniston. Ajo i kishte dërguar vetë një mesazh, pa treguar asnjë detaj.
“Ai ishte i lumtur. Ai ishte i shëndetshëm. Ai e kishte lënë duhanin. Ai kishte filluar të vinte në formë. Ai ishte i lumtur dhe kjo është gjithçka që di. Unë fjalë për fjalë po i dërgoja mesazhe qesharake atë mëngjes. Nuk u dhemb. Ai nuk po luftonte. Ai ishte i lumtur. Unë dua që njerëzit të dinë se ai ishte vërtet i shëndetshëm. Ai punoi aq shumë. Ai vërtet u përball me një situatë të vështirë. Më mungon shumë. Na bëri të qeshnim me të madhe”, tha Jennifer.
Ajo theksoi se shpreson që bota ta kujtojë ashtu siç ai do të kishte dashur, një njeri që jetoi mirë dhe ndihmoi të tjerët.
“Dua që njerëzit të dinë se ai ishte vërtet i shëndetshëm dhe po përpiqej të ishte i shëndetshëm. Ai po përpiqej aq shumë. Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon. Na bënte që të qeshnim me lot”, tha më tej aktorja.
Kujtojmë se Matthew Perry u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij në Los Angeles më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare.
- Zac Efron nderohet me një yll në “Hollywood Walk of Fame”
- Dua Lipa merr vendimin drastik në Instagram!