Pas ndarjes së Shakirës dhe Gerard Piqué, u tha se çifti i ndau rrugët njëherë e mirë. Por kur të gjithë menduan se ata kishin arritur marrëveshje për ndarjen e tyre, detaje të tjera kanë dalë në dritë.
Gazetari Jordi Martín në programin e Amerikës së Veriut “El Gordo y la Flaca” tha se:
“Pique dhe Shakira kanë probleme për shkak të pushimeve shkollore të fëmijëve të tyre, përveç faktit që nuk mund të pranojnë të shesin shtëpinë që kanë së bashku në Barcelonë. Më kanë thënë se Pique po i bën presion Shakirës që të pranojë të shesë shtëpinë”, kanë nisur duke shpjeguar paparacët.
Dhe, për ta bërë këtë, ish-lojtari i FC Barcelona do të ishte i gatshëm të shkonte deri në fund: “Ai mund të ketë prova që mund të komplikojnë çështjen që këngëtarja ka edhe me Tatimet kundër tij. Përveç kësaj, ai kërkon më shumë ditë për të shijuar fëmijët e tij. Arma që ka Pique është se marrëveshja që ata nënshkruan në Barcelonë nuk u ratifikua kurrë në Miami, gjë që lë një vakum ligjor që ai dëshiron të përfitojë”, shpjegoi gazetari.
- 25 temat më të kërkuara në “Wikipedia” për vitin 2023!
- Elon Musk paralajmëron Taylor Swift pasi mori çmimin “Personi i vitit”